Montag, 26. Januar 2015

Ju martir, legjendë lavdie...


Fran UKCAMA

PARARËNDESIT E LIRISË
/ Jusufit, Bardhit dhe Kadriut /

Ata ishin tre heronj,
Si bilbila në degë të qershisë,
Ata marathannomakë,...
Prarëndës të lirisë..
 


I pari Jusuf Gërvalla,
Prush i atdhetarisë,
artist naltsive të rralla,
i Kosovës, i Shqipërisë.


Krahu i tij doli vëllai,
Bardhoshi si një petrit,
Ndër beteja kurrë s`u nda,
Kurrë s`e ndjeu veten ligsht.


Të dy si lisa në kambë,
Lisa rritun në thep gurit,
Ata ketej kishin një amë,
Ketej në Palç, në fis t`Mërturit .


Mes dy vllazënve qe një trim,
që nuk pyti si asht deka,
zani i tij piskamë, kushtrim,
qe ky ishte Kadri Zeka!


Ata qenë, por na i vranë,
Ata ranë heronj lirie,
Ata janë gjallë mbi të gjallë,
Bijë Kosove, Arbënie !


Na i vranë në pabesi,
Udbashët ujkonja krimi,
Ata rrojnë në përjetësi,
Sa të jetë rruzullimi.


Ajo ditë, ditë veshun në zi,
Dita ish 17 Janar,
Viti 1982,
Në Mynyh, ndodhi kjo gjamë...


Ah kjo gjamë për tre heronj,
Tronditi shpirtin e Kombit,
I kujtojmë e s`i harrojmë,
I thërrasim mot pas motit.


Çohuni o djem sokola,
Gjumi ju nuk u ka hije,
Ju kërkon ju Nana, Kosova,
Ju martir, legjendë lavdie...


Ju kërkon në kambë liria,
Ju e mbollët me gjak zemre,
Ju ka në ball tanë Shqiptaria,
Si tre yjet e një nëne!

Kultura moniste...

Opinion nga Afrim Caka

Të gjitha ato mendime e qëndrime, në esencë, antidemokratike e intolerante, në vend se të merreshin me qëndreshmërinë e argumenteve dhe thelbin e vetë çështjes kontestuese, u morën me sakrilegjin e blasfeminë e nënave gjakovare! Ç’është edhe më keq, qeveria e Mustafës bëri përpjekje që edhe institucionet të viheshin në shërbim të këtij anatemimi. Shembull tragjik është përpjekja e kryeministrit, Jabllanoviqit dhe e Kimetes, që këtë institucion të lartë ta komprometojë në këtë fushatë bolshevike. 

Çdo përpjekeje për të ngritur mendimin individual në qëndrimi institucional nuk mund të pagëzohet ndryshe pos antonimi e demokrracisë ëshë e tolerancës. Pas gjithë atyre shpifjeve deniguese shtrohet vetëm një pyetje: çfarë do të pësonte një “kryeministër” zuzar pa kredi kombëtare, e morale në një mjedis si ky yni, pa frymë demokratike e tolerante. 

Është psikologjia e servilizmit e puthadorës ajo që indentifikohet me regjimin dhe mungesa e kulturës demokratike ajo që u krijon njerëzve paragjykime, si pengesë serimze e gjykimit të drejtë intelektual. Pritjet e tilla për gjykime aprioristike, vetëm dyngjyrëshe zi e kuqë, janë prirje që mbizotërojnë në mesin e kësaj qeverie. Mund të jetë kjo mendësi kompleks i krijur nga dominimi i huaj, mund t’i detyrohet edhe sundimit të gjatë të ideologjisë moniste, mund të jetë, mbase, edhe një farë instinkti natyror i pajtimit aprioristik të liderve politik me pushtetin, për shkak të varësisë së tij nga sutoritetet pushtetore ose nga intereset që do të mund t’i përmbushte. Por, sidoqoftë, mendësia e gjykimit ekslizivisht dyngjyrësh, që është mjaft e pranishme në mjedisin tonë, të njerëzit e korruptuat, te njërëzit e harçit e dallavereve, shfaqet rëndom sipas formulës së monizmit primitive: në mos qofsh s’je me mua, atëherë vetvetiu je kundër meje; në mos qofsh me mendimin tim, atëherë vetvetiu je kundër tij! 

Kjo është e papajtueshme me mendësinë demokratike dhe të tolerancës, me pikëpamjen modern të mendimit dhe të qëndrimit demokratik ndaj shtetit dhe shoqërisë. Vlerësimit e gjykimi bardhezi është vlerësim e gjykim joparimor, totalitar, i politikës së krijimit të armiqëve dhe antidemokratik, pra është vlerësim e gjykim i çastit nga një parti apo i liderit të saj. 

Euforia dhe mungesa e racionalizimit në vlerësime e gjykime, në sjellje e qëndrime, si dhe animet joparimore, janë të pranishme në mjedisin tonë. Ashtu siç dimë të krijojmë e ngremë rrufeshëm, pa kritere e arsyetime të logjikshme, ashtu dimë edhe të mohojmë e shembim idhuj e qëndrime dhe të ndërrojmë bindjet tona. Mbiçmojmë e përçmojmë shpeshherë kuturu, pa kritere e mature të nevojshme. Sillemi ndaj të huajit me inferioritet e srvilizëm dhe e çmojmë më shumë se veten, bëhemi të sjellshëm ndaj tij, ndërsa të vrazhdë ndaj vetes, pos mendësi e skllavit, një psikologji puthadore, dallkuake e shpirtrobi! Partit politike në Kosovë si ato markësiste ofërojnë mjaft shembuj ilustrues.

Prirjet për anatemimin, ekskomunikimin dhe etikimin e atyre që nuk mendojnë sipas ideologjisë moniste, përkatësisht të mungesës së lirisë demokratike dhe të tolerancës shoqërore. Shprehja e lirë e ndërgjegjes, e bindjeve dhe e mendimit të argumentuar është qenësi e parimeve të mendësisë demokratike, kurse pastrami e denigrimi i kundështarëve politikë, intelektualë e ideorë është arbitrarizëm klasik, që nuk mund të justifikohet me asnjë arsye, madje as me raison d’état (arsyen shtetërore)!. 

VOLTERI ka quajtur përbindësh çdo LIDER PARTIE që përndjek tjetrin për arsye të mendimit të kundërt me të, mbase për faktin se është, siç do të thoshte Rusoja, gjë shumë e rrezikshme kur interest private ndikojnë punët e shtetit! Mendimi vërtet demokratik dhe qëndrimi kritik ndaj çështjeve të ndryshme duhet të jenë të shkarkuara nga çdo ideologji partiake. Nuk mund të quhen sot demokratik, shembjes së komunizimit, medimi e qëndrimi antikomunist, aq më pak mund të jenë mjet i sjelljes antidemokratike as është, as mund jetë vetvetiu demokratizëm, siç po veprohet sot në disa parti po;itike postkomunsite. Në shoqërinë e mirëfilltë demokratike mund të flitet dhe duhet të flitet, pa tabu e pasoja, për të gjitha çështjet që e mundojnë atë. Pa kritikë intelektuale, s’mund të ketë as liri intelektuale. 

Çdo formë përbuzjeje – ka thënë A. Kamy – në rast se ndërhynë në politikë, përgatit ose vendos fashizmin e kuq, Stalinist!

Samstag, 10. Januar 2015

Seli Murati - Një tufë me poezi


JE ENGJËLL I VARGUT TIM

Ti engjëlli i vargut tim 
ti më pikturoje ëndrrat e mia
botën time, ylberin e qielli tim  
ti engjëll rreze dielli 
ti je pjesa më e embël
aroma e shpirtit tim .. 


Ti je vala e thellësisë se shpirtit 
në vargun tim e mbështjellur 
përjetësisht me pelhurën e mendafshit
sot gjithçka po merr emrin tënd.


Më thuaj në cilën petale 
e shkruajta emrin tënd
në aromën e trëndafilit
nën lulen e çelur
në muajn mars pranvere
në vargun tim që shkruhet
si kujtim dashuria jonë. 


Ti xixëllonja e zemrës
që lind nën çerpikët e syve
që tretesh në shikime
që ndrit dhe shkëlqen si vet ëndrra. 


Ti je kënga e mëngjesit që më zgjon 
ti je buzëqeshja që ndriqon rrugën time
engjëll i vargut tim
ti erdhe  si një engjëll nga qielli
rrotullohem  pranë teje si ni ylli vetëm. 


Me atë shkëlqimin e syve të ty 
vështrimi im me ngjyrën e shpirtit 
një emër lotesh vështron sytë e mi
çmallosem pak çaste
mbi heshtjen tënde të ndriquar
si rreze dielli  më ledhatoje.


Çdo petale trëndafili ka një mallë 
gjithë aromën që e kanë petalet 
në vargun tim ka burimin veq të ti
ti je engjëll i vargut tim. 


Ti je era e ngrohtë që më sjell kujtimin 
mbrëmjet  e bukur që  rri këtu  në shpirtin tim
në krahët e tu e mbështjellur fole 
që shpreh ndjenat fjalën të dua 
ti je dashurija ime më e çmuar ,
dashurija ime e pastër.
 


AROMË E DASHURISË 

O erë dashurie e bukur e kësaj jete
gatuar me gurë dhe e ngjeshur përherë
sinonim butësie e gatuar nën dhunë
afrohemi që të puth aromën e dashurisë. 


Ti edhe ajo ndihmuat  këtë rrëmujë sot 
në rreze dielli shkelë nga therra në therrë
ty hijet nuk ti vijëzova  për të mos varguar lot
loti dhe vetë dashuria  një natyrë kanë sot.


U betove e premtove aq shumë , apo nën gaz ishe 
kotesh në shishe me ëndrrat e dashurisë
kalorësit ecin  mbi vrragët e dashurisë 
e ti fshehurazi përgjon të dashuruarit, kujton ankthet e rinisë.




LOTI 

Zbret heshtja dalëngadalë
këtë nate dëgjohen hapat largohen
çdo natë trishtimi gjumin ma zgjon
çdo ditë uijetet malli me lotët e mi
mallëngjyeshëm përplasur në kujtimet 
me emrin tënd thur vargje ndjënje pikëllimi.  


Nuk ka mall kujtimi yt
nuk të merr ty malli, jo 
ma dhurove helmin
dhimbjen e lënduar në shpirtin tim
ti fshihesh si hije e ftohtë
e mua ma lë trishtimin.


 Heshtjen e more më vete
flet dhe i përgjigjes vetës tënde 
pse ty nuk të pikon loti 
Nuk duron syri i lotuar 
gënjeshtrën dhe pretendimin
fjalët e  kota 
të dua zemra ime përjetësisht. 


Ah sikur të jenë lotet e fundit
kur sytë presin ledhatimin e lehtë të erës
që ndjenjat ti  barktisen
në iluzione ëndrrash hije trishtimi. 


Kujtimi i vërbet , fare vetëm
pranë vetmisë 
duke na kërkuar me lot në sy
për ti treguar 
se dashurija gjithmonë vdes vetëm
jetë tjetër ,njeri- tjetrit për të harruar
për ti treguar se gënjeshtra jote 
e vërtetë pretendimesh dhemb. 


Sytë e mi ndjenkin sytë e tu në cdo levizje
hap krahet drejt ty fluturoj
imagjinon vetmuar
në kujtimet me lotet e tu 
ti thave dashurinë e humbur 
braktise shpresën e theve besën. D 



LARGËSI HESHTJE MALLI  

Pse ky diell nuk lind më
zogjtë nuk fluturojnë
nuk po këndojnë më
sytë lotojnë 
zemra ndjen dhimbje 
sa ka deti ujë ,krypë e zallë 
zemra im për ty ka mallë 
ëndërruam njohjen tonë se bashku
u njohem,u dashuruam bashkë 
por përseri mbeti si një ëndërr. 


Në valët e detit përfytyroj
fytyrën tënde 
në rërën e lagur 
shkruaj ,të dua  D
nëse për mua mendja s'të hiqet
për mua zemra të digjet
afrohu dhe pritëm pak
se do të vi ngadalë të them të dua. 


Jam zbrazur si një kupë vere
sytë ngulur diku 
si një pikë bosh kujtime, lë lumturinë
ti ëndrrën nuk e bëre relaitet
por e lë zhgënjyer e rënkuar 
si një lule pa ngjyrë në vazo 
e harruar e tharë e tretur 
ku ti shpirtin ja lëndove asaj
me fjalë të kota bosh,që ti i flisje. 


Me çfarë ta mbush këtë zbrazëti 
unë jam këtu pikëllueshem 
duke kërkuar ëndrrën
që ti ta bëje ralitet 
gjurmët mbeten kujtim bosh. 


Çdo natë në ëndërr të shikoj
përqafuar s'bashku ne qëndrojmë
u i afrohem zemrës tënde
dhe të them me embëlsirë
se të dua zemra ime
gëzimi im je ti. 


E di është vështirë të besosh
se jeta këto na i ka dhuruar 
por dashurinë që kam për ty  D
Besoje është dhuratë më e çmuar
do mundohem të fle pa ëndërr
e kur të agoj mëngjesi
do të zgjohem përseri bosh.


 

PA TY  LOT I HESHTUR

E mbolla dashurinë në sytë e tu
ti erdhe si një engjëll nga qielli
rrotullohem pranë teje si yll i vetëm
ai shikimi si i syve të tu
si rrezet e diellit më ledhatoje
ti dielli im,vala e thellësisë e shpirtit
mbushur plot dashuri e gjithe 
kujtimet palosur përjetesiht.
 
Pa ty, ky loti i heshtur i trazuar
më shumë mallë loton i heshtur
besimin e zhgënjyer e gëlltit
mallkuar emrin e gabuar
në vargjet e vargut tim 
edhe pse nuk i ngjanë më shpresës
ka një shpirt që vuan për të dy. 
 
Jo mos harro ,shpirti im ty të do
e kur nuk të shoh zemra më qanë
ti një ditë do ta kuptosh
që s'do të më kesh më
do lexosh një kujtim pa mbarim
lotin e heshtur pengë në zemër
dije jeta pa ty ska më vlerë.
 
Për mua do të ishte 
më i madhi shpërblim
nuk e di ,përse ti rri kaq larg
në heshtje e di 
heshtja jote është fajtor 
fjalët e tua i kujtoj me mallë
kur të shoh fotografitë
zemra mua më gënjen
mendoj se dikur ti prap po vjen.
 
Pranë dritarës t'pres për çdo natë
po i shikoj yjet
natën mes territ kërkoj ftyrën tënde
me zemrën t'thyer as gjumi spo më zë
loti i heshtur ëndrrat po mi zgjon 
mëngjesi pa ty nuk po agon
zemra për ty vetëm vajton.
 
Buzëqeshja jote shumë po më mungon
mbeti një kujtim i vërbuar përmallimi
e ti mos harro se pa mu do ta kesh ma mirë
dashurija jonë nuk harrohet lehtë
tek ty lindi ngjyra e kuqe 
të pres në ëndrrat e mia të vish si engjëll
të shoh mëngjesi më gjen me ty. 
 
Lutjet e fshehura në grykë më mblidhen
loti i heshtur formohet emri yt 
si melodi e fjalës tingëllon
ajo është mbush plot me dashuri
të prek në nëtët 
flakë zjarri, vetminë mbulojnë
Si dreqin thellë në gjak ti më ke hyrë
dhe thojt e mallit përbrenda po më shpojnë
pa ty loti heshtur dhimbja ime e fshehur
mori ëndrrën time dhe shkoj.



VETMUAR


Një urë mes yjeve
një lumë ndjënje
një magji e vërtetuar
një ylber ndjenjash
një shekull në një sekond. 


Një yll i vogël që shkëputet
në natën e pa kënduar
që mbetet në vetmi pa fat 
i vetmuar lot nga syri im pikon
dhe unë që pranë nuk të kam
vetëm ty zemra të don
dhe kurr nuk të harron. 


Lot nga syri më pikon
loti po më mundon
për ty mbytem në vaj
ti, dashuria kurr më shkoj
zemrën ma lendon 
pa ty unë shpresa nuk kam
e vetmuar po vuaj. 


Kam kalue oqeanet e kohës 
për të gjetur dhe të kam gjetur
në thellësinë e një deti të panjohur
në një siperfaqe të yjeve.


Udhëtimin nisa e gëlltitur mes ankthit
një burim ujvarë e s'mund të shpetoj
u luta e etur mes lotesh shpirti më dhemb
vazhdo dhimbjes dhuratën e trishtimit
që ma dhuroj dashurija : D
vazhdoj e zhgënjyer gëlltitur si pengë 
për një dritë të vetmën shpresë. 


Sa lule ka pranvera të gjitha kanë aromë
por më e bukur është dashurija e jonë
unë të dashuroj dhe nuk të lendoj
unë kujtoj dhe nuk të harroj
unë duroj dhe shpresoj
unë vuaj por nuk të tradhetoj. 


Dashurija të djeg pa pas zjarr
ajo të vret por nuk sheh varr
ajo të mbyet pa oqean 
ajo të plakë pa qenë i burgosur
ajo të vret pa qenë i varrosur
në fillim të jep pak jetë
pastaj të mbyet me të vërtetë.


DUA


Dua të jem pjesë e jetës sate
dua të jem pjesë e trupit tënd
dua me ty të më agoj dita
dua shkëlqimin e diellit
në sytë e tu të të shoh
ishe rrezja e hënës
në nëtët e errëta
nëpër të cilat kalova. 


Tani u zhduke nga unë
natyra mbeti në errësirë
nëpër të cilat kalon jeta ime
shpresa se bashku më të
u zhdukë në pakëthyeshmëri
e sebashku më të dhe unë. 


Natyra do të jetoj jetën e saj
do ti mungojnë ngjyrat e ylberit
që e jetësojnë dhe e zbukurojnë
jeto natyrë, jeto jetën tënde ti
se ylberi do të lind përseri 
jo për mua vetëm për ty.


 

MË MUNGON SHUMË

E brengosur ndihem e huaj
eci rrugës se vetmisë
mungesa jote më bën të vuaj
të deshta dhe do të dua. 


Fati i mallkuar s'na bashkoj
dhimbje pa masë na dhuroj
ndonjëherë dua të fluturoj
të vi tek ti,të çmallos
mugesën e përmallimit
që kam për ty D. 


Të vi me fluturim
të tregoj se sa shumë 
ti po më mungon,vuaj
Qaj me vajë të madh
Po kot ,këta lot po pikojnë
nuk vlejnë aspak.


Më ka marr malli të të shoh 
më ka marr malli për shkëlqimin e syve tu
për buzëqeshjen tënde për shakat e tua 
që sot i kujtoj dhe qesh mes lotve
shpirti i përlotur loton e përmalluar 
mungesa jote i mungon.


Më ka marr malli të dëgjoj 
emrin tim nga buzët e tua 
fjalën të dua 
fjalën ti je engjëlli im S
jeta ime 
po ti e tradhëtove. 


U bëra melodi e jetës sime
e vetmuar e përzier loti me aq pikëllim
dhimbja e asaj ndjenje të trazuar
e mallëngjyer e heshtur 
me zemrën e trishtuar 
dhimbja në shpirt rënkon 
mungesa e përmalluar 
ngel plgë e pasheruar përjetësisht. 


Vetmuar humbet si pikë loti 
kujtimet mi sjell era 
ditë të gjata ,nëtë pa të fjetura
mbeten gjurmët tona në amshim
Vitet pas na lënë gjurmët 
që ngelen pa ngjyrë. 


Je ti ai që nuk e ruajte 
Lumturinë, kënaqësinë
dashurinë që ndertuam 
i mbollem bashkë fjalët e bukura 
në vargun tim ruj emrin tënd : D
ruaj plot kujtime fjalësh 
drita e syve të mi 
zemra e jetës ërgjithmonë. 


E ndjej si ngoroh ky diell
i kaltërt është ky qiell
dashurija jonë jeton vetëm këtu 
me shpirtin tim 
qarkullon në vënët e gjakut të trupit tim 
të kthehem pranë teje si më parë
ujvarës se lotit zjarrin e mallit të ia shuaj.




ËSHTË FESTË 

Dy gota të zbrazëta
me përcjellin vërdallë
m'i shpalosin kujtimet 
më mbajnë pengë një mallë.


Këtu festohet 
lehtas të gjithë këndojmë
të gjithë kokë me kokë
pohojmë e mohojmë
ritmin e valles e zemrës 
kërkojmë më kënaqësi
nga syri në sy. 


Shoh dy gota tjera 
Dikush parreshtur i cakërron
të lumturit apo të zhgënjyerit
kush kujt ia gllabëron. 


Më pas shikoj gotat
i thyen në copa e therime
vërtetë ishe ti që mbushe gotat 
ti që zbraze jetën time.



ÇASTE JETE 

Gjëmojnë çastet ndalen në jetë
ashtu si ngacmojnë rrazat renditur keq e shëmtuar
tregimet mbase bejnë shumë dekor o dhimbje
që hedhin  në prush e herë hedhin në borë.


Renditen tregimet me ditë e javë, për rrugë të gjatë
dëgjojmë e përbihemi , sa keq
ngase tregimet nuk janë gjithmonë dekor e stoli
vazhdo tregimin , jetojmë si do ti. 


Me vargjet e para , lajthitje  
e mbështolle puthjen ,përqafime në atë natë 
natë më e lumtur e jetës sime me ty 
u përcollem në aeroprt, vendosem për çastie jete
për ardhmërinë bashkë me ty 
unazën e premtuar të martesës për të jetuar bashkë
për fustanet me kurdele ,shkëlqyer me këpucë feste
tregimet u bishtëruan vetëm atë natë
nuk u promovuan serisht unaza e premtuar 
ishte fat i një çast jete.




 PAS TEJE

Ato që këndonin këngë përmallimi ikën 
akrepat e orës premtojnë një ditë, një shpresë
mbytur në fytyrën e vrënjtur kam mallë 
zhytem thellë në kujtimet e buzëqeshjes. 


Ike edhe pse nuk deshte , përendoj 
turbullë jete, si mund të kuptoj
të gjitha ecën e ecën mbrapshtë
ngase u lënduam keq , pa ditë e pa dashtë
fjalët ngelen gjurma jete, kjo ishte tradhëti. 


Tani përdja e syve u nxi , ndjenjat fshehen
shihemi në zhdukmëri hapësire
dëshpërimin se do njeri
ëndërra mbaroi,unë erdha rastësisht
përseri nuk erdhe ti.


KUR SEZONI TJETËR TË VIE


Në flokët e dëborës ndodhem unë
Bie lehtas mbi çërpikët e tu
Shijoj aromën e shikimit tënd
Rreshqas lehtas në mollëzen e skuqur
Më shumë nga dashuria se nga  të ftohtët.
Përkëdhel faqet e tua prush
Bardhësinë si vello hedh kudo
Ti ecën më shikon, më shkel 
bën topëza më mua
me të tjerët luan, më hedh,më mbledh
mbi mua lë gjurmët e përjetshme
rrëshqet me ski,shtrihesh ,hap dhe mbyll krahet
një engjëll formon
atë do e marr me vete
kur të shkri
do të pres përseri
kur sezoni tjetër të vie.


 

MË DHE FLAKË MALLIT TIM 

Eja shuaje flakën e mallit tim
ma shkund pluhurin 
nga gjaku i trishtë që është mpikosur 
nën ngjyrën e shpirtit 
tek  puthet me mallin tim , emri yt 
si trëndafil i tharë ngacmoj kujtimet
aroma u hap gjithkund. 


Ah ky mallë që më thërret 
marrëzisht në emër 
fjalët dallgëzojnë zemër
kujtime të frymëzuara si gjithmonë 
trazojnë rrugën time të trishtë
nën lëkurë ndjenjash 
mendime strukur e vetmuar 
mallit tim të flakur e  lotuar 
syri im në errësirë
prita dirtë nga ti të ndriqoje. 


Ajo natë ishte shumë e gjatë
ti erdhe tek unë si një magji 
në mes teje dhe meje 
lindi dashuria mes nesh
erdhe ti mi solle buzëqeshur 
tingujt e mbrëmjes 
me fishkëllimin e gjetheve 
puthjet e tua rriteshin 
në melodinë e shpirtit 
ti dashuroje heshtur tek më shterngoje 
ç'dhuratë për mua sot
melodia e zemrës tënde është shoqërusi i natës.


Me frymëzimin tënd shpalos 
kujtimet melodinë e shpirtit 
të flakura rreth e qark mallit tim
mes tinguj fjalësh dashurie 
fjala jote është kënga jote për mua 
ti je dashurija ime më e çmuar 
dashurija ime e pastër
sytë e tu ishin motivi që gjeja për të jetuar 
imazhi yt më jepte shpresë për të ardhmën. 


Në sytë e mi depërton
një rreze dashurie për të të pasur pranë
mendoj dhe me dukesh shumë i largët
ku sdo të mund të të shijoj 
po përse duhet të ishte jeta kështu për ne. 


Mendoj se vetëm ti mund ti përgjigjesh
ndjenjes sime më të njëtën forcë 
ti më zgjove si lule pranverore 
më dehjen tënde të madhështisë
vetëm ti di të gjunjëzoje ndjenjat e mia 
pa fjalë lakmie 
fryma jote ngrohu shpirtin tim.


Sytë më mbushen me lot
zemra më digjet flakë
ti je plotësisht në hijen time 
të ndjek në çdo hap
në çdo ëndërrime je ti 
që i dhe flakë mallit tim. 




HËNA E NDRIÇUAR


Hëna e mërzitur ka kapluar
mbi të heshtja 
një zjarr që nuk shuhet
unë vija të sillja aromën 
ta dhuroja freskinë
e ti me zjarr largoje
frymat e gjetheve të djegura.


Eja më mua në heshtjen e errësirës 
unë do të tregoj sekretin e jetës
të fluturojmë në qiell hapësire 
të shohesh botën tek ti dhe brënda vetës
ku hëna e bukur e zjarrtë lëshon 
krsitalet e yjeve si petale trëndafili derdhur
ngjyrën e kuqe të zjarrtë.


Se ky shpirt i tretur jeton
me dhimbjen e heshtur 
nga sytë e mi pikojnë lotet,ngjyrë gjaku 
dhimbja kërkon ti shpërbej
mungesa jote në çdo vend po ndihet 
mendimesh të trazuara me ndjënjë
nate që dita e bën të zgjohet ndryshe 
si gjethet e trëndafilit mbi kujtimet e trishta
të një pragu që flet në çdo gur. 


Eja më mua unë dhe ti, të udhëzojmë
me fluturimet e qiellit në hapësirë 
të shikosh hapësirën e qiellit 
engjëjt me yjet e hënës 
që na shikojnë në të dy 
ndëgjoje zemrën e çiltër
kur ajo ty po të flet
 futu brënda e dehu
më ngjyrën e kuqe verë
puthjet mos të hargjohen
as dhe për të vetmin çast.


Si magnet ku pikënisja të fillojë 
buzët tona të bashkohen 
trëndafil të kuq të flakërohen 
jeta të bëhej shumë ngjyra 
të mundësh ta ndiesh
në tingujt e një violine
valëvitur në një serenadë  
mbi heshtjen tënde të ndriquar
të rri me i heshtur se vetë heshtja 
e përjetshme e yjeve.



NË ËNDËRR 


Sikur ishim në një kopsht 
me mollë, lulet e bardha të tyre 
sapo kishin çelur
bari kishte filluar të jeshilonte
ishte mbushur me lule manushaqe 
me aromë të këndshme
larg në horizont dukej  bora 
që zbardhte disa kreshta malesh. 


Ti e veshur me një vello të bardhë ,të gjatë, 
si për të harmonizuar bardhësinë e luleve dhe të bores  
shetisje, mblidhje manushaqe dhe lule   
me to bëje kurorë dhe më thoje   
kjo është kurora e dashurise tonë 
nuk kisha parë gjë më të bukur ndonjëherë 
velloja e bardhë ishte hedhur mbi trupin tënd 
për të mbuluar lakuriqësinë  
për të lënë të tejdukshme  bukurinë 
e formave te tij,në një cep të flokëve të arta 
unë vendosa një tufë lule të bardha molle 
që sapo këputa nga ajo dega aty siper nesh  
e  shikon sa e freskët duket këputja  
ja merri erë aty ku është këputur 
nuk i vjen era e këndshme e freskisë 
se sytheve të sapo çelura  
po tani më beson. 


Ti i more erë dhe ike 
duke rendur dhe ktheje kokën 
me buzëqeshjen e embël më bëje 
që unë të vija dhe të rendja mbas teje
ti fshiheshe pas trungjeve dhe nxirrje kokën 
për të më thënë,jam këtu hajde po më zure dot
unë vija të puthja në buzë dhe ti vrapoje përseri
unë të ndiqja me sy me kërshëri 
shijoja bukurinë  tënde të trupit  
që zbukuronin tejdukëshmërinë e vellos 
embëlsinë e gjoksit që tundej lehtas 
për të më thënë  ne  jemi  frutat  e para 
që do shijosh nga kjo dashuri e çmendur
ti fshiheshe përseri dhe përseri nxirrje kokën 
filloje të këndoje këngën tonë 
 unë rrija e dëgjoja më shijonte shumë 
të vija pranë të përkedhelja flokët, të të puthja 
o zot pse më zgjove më lërë edhe pak

Donnerstag, 8. Januar 2015

Sylejman Aliu - Ngjyra e qiellit


NGJYRA E QIELLIT

Një fjalë qetësie...
Në këtë vitrinë dhembjesh
Shekujsh të lotit
 


Në trotuarin e kuq
vdekjesh tona
Ngordhin qentë kafshues


Dielli përpiqet të rrojë
Në këto vrugësi të tërbuara qielli


Gojën e kemi të gjallë
Mendjen e harruar në heshtje
Të cilën e vrasin tërbimet e qenve


Pikat e gjakut janë lidhur
Në udhëkryqin e përllomtë të këtij planeti
E bota është vyshkur si shpresa


Në hapësirën e harresës sonë të përgjithmonshme
Ringjallet tërbimi i qenit kafshues


Njerëzit i kam shpaluar deri në zemër
Të gjej dashurinë e frikësuar


Në këtë qytet ku tash flë
Është ngritur një përmendore
Troll kishte shtratin e gjakut
Dhe ngjyrën e zezë kërcënuese


Në rrugë njerëz
Ndërgjegjet varrosen në vetmi


Ora e qytetit flë
Vetëm një zë krrokame jeton


E ai qen i vrarë
I therrur thanë është në mushkëri


Në rrugë njerëz
Të lidhur në udhëkryq ku matet gjaku


Ai që e kishte ledhatuar bishën
Kishte ngrehur atë përmendore


Vetëm nënat me trëndëfil amësie
Lindin kujtimet tona


Lanetët derdhin jargë
Në gosti
E në pasqyrat e rreme fytyrat u janë thyer
Dhe historinë e bëjnë kërdi


Pas gostisë së përhershme
Përpiqet të shtrihet sëmundja e tij
Në tinguj mashtrues të qiftelisë


Toka ime vendlindje në ethe
Me patkoj dhe çelësa n’parmak
Kanë ndarë qiellin në harqe


Hej
Ata që rrojnë të vdekur
Qefinin e kanë dhuratë


Dhe ec e mbylli netët në këtë fjalë
Nata na përkund dhe ne harrojmë


Ka mbetur si hije
Vetëm emri i këtij dheu plak
Varë në dhëmbët e një të tërbuari ardhacak


Urdhëroni në zemër
Ta shfletojmë heshtas
Përmendoren e trilluar të vetevetes sonë…

Mittwoch, 7. Januar 2015

Keq bëre që nuk vdiqe!

MEQË RA FJALA
 

Nga Ragip Kçiku

E miku im sa keq bëre që nuk vdiqe atë ditë kur bartje të vdekurit ku ka mund dikush tjetër të të bartë ty.
 

Atëherë punët do të ishin krejt ndryshe! Do të ishin ndryshe se atë ditë janë ndarë vendet e punës duke mos qenë ti në listën e të gjallëve. Ty miku im të kishin regjistruar të vdekur!
E përse nuk vdiqe? Vërtetë kjo s´ka kuptim që ti të jetosh! Ti është dashur të vdisje atë ditë. Të vdisje fort madje që të mos zgjoheshe kuuuuurrë!
 

E di përse?
 

Sepse deri tani për 15 vite “liri” do të kishin ardhur te lapidari të cilin padyshim që do të ta kishin ngrehur aty pak përmbi dardhë. Do t´i kishin mihur manaferrat, kulumritë, murrizat, dhe do ta kishin bërë një përmendore të madhe padyshim sa të Adem Jasharit. Këtë nuk e kishin bërë për ty. Atëherë nuk do ta kishe besuar por tani e beson. Ti do të kishe qenë vetëm shkas por shkaku do të kishte qenë hipokrizia. Propagandë për të vjelë vota në ditën e zgjedhjeve. Të zgjedhjeve katundare, të zgjedhjeve lokale, të zgjedhjeve republikane. Dhe deri tani do të kishin ardhur tek ti së paku nga tri herë në vit dy kryetarë komunash, dy kryetarë shoqatash të luftëtarëve. Secili për vete. Kaçaniku do të shoshte: Ishte luftëtarë yni. E kishim shok lufte. Ai ra në luftë në hapësirat e Kaçanikut.
 

Këta të Ferizajt do të vinin dhe do të thoshin: Të kishim bashkëluftëtarë deri atë ditë kur filloi lufta. Të shkolluam, na shkollove. Të kishim simbol të atdhetarit, të rezistencës dhe të edukimit!
 

Merre me mend, padyshim njëra nga shkollat fillore e Stagovës ose e Komogllavës me krenari do ta mbante emrin tënd. Emrin e heroit të rënë për atdhe. Ose edhe ndonjëri nga Gjimnazete Ferizajt ku pate punuar miku im.
 

Në Stagovë do te ndalej dhe treni kur do të kishin bërë homazhe për ty. Kur nxënësit do të kishin kënduar vjersha për ty. Kur Këngëtarët madje edhe miku ynë Milaim Mezini patjetër do të kishin kënduar këngë heroike për ty. Patjetër se edhe unë do ta kisha kënduar një këngë dhe gjithsesi do të kisha marrë duartrokitje të shumta.
 

Ose edhe në Komogllavë apo Ferizaj. Kush e di mbase edhe do të ishin zënë dy komunat për kufomën tënde?!
 

Dhe që të dytë do t´i jepnin veti të drejtë. Ferizaj se je banorë i tij ndërsa Kaçaniku se isha krah për krah me ta në front.
 

Atëherë më beso se mua nuk do të më kishin lejuar fare të lexoja ndonjë poezi se konkurrenca do të ishte tepër e madhe. Konkurrencë hipokrizie e kam fjalën.

Merre me mend deri tani do të kishin ardhur mbase. 10 herë Bajrush Xhemaili, pesë-gjashtë herë Agim Aliu. Pesë-gjashtë herë Muharrem Svarqa pesë-gjashtë herë Adem Salihu, pesë-gjashtë herë Faik Grainca. Thënë të drejtën këta dy të fundit Ademi dhe Faiku, ishin korrekt me ty! Që të dy e çmuan vlerën tënde prej intelektuali së paku!
 

Por ja që ti nuk vdiqe! Vendet e punës u ndanë atë ditë dhe nuk mbeti për ty as një. Nuk mbeti as për fëmijët tu miku im. U desh të marrin rrugën e Irakut, Iranit, Afganistanit, Amerikës etj. për ta siguruar jetesën ty dhe anëtarëve të tjerë të familjes.
 

Ti nuk vdiqe dhe ti ke faj përse nuk vdiqe!
 

Meqë ra fjala; mos mendo se do të na e hedhësh neve. Jo, jo! Faji është yti se ne nuk e meritojmë këtë turp!

Freitag, 2. Januar 2015

Fran Ukcama - Nisa shpirtin n'Gegni t'Epër


NISA SHPIRTIN 
N’GEGNI T’EPËR

Nisa shpirtin n’Gegni të Epër,
me takue do legjenda,
n’kreshta m’pret cjapi i egër,...
hipë mbi frashnin rrema - rrema.
 


Ulem mrizash, kroje m’kroje,
pak bukë misri, djathë me kepë,
i lyp zanat që janë ndore,
thonë janë ngjitë ku s’ka ma re!


Hypa m’thep, ku pushon dielli,
ku rrojn bashkë bredhi dhe ahu,
nji piskamë ma ka pru veri,
himni i fisit, mjekrahu!


Ku fishkëllon boriga shkamit,
zani del luginës thellë,
djegur motesh, unë prej mallit,
në lahutë fijet po i dredh.


Kjoftë bekim kjo kangë e moçme,
që n’shtrung druni, më ka rritë mue,
si lend bungu kthej motmotet,
urtinë votrës ku kam msue.


Pishat ndezun kungë më kungë,
ku epikat shungullonin,
jashtë ortiqet, gjamë mbi gur,
kulla ngrihej mbi bajloza.


Dola sot në Gegni të Eprën,
me nji kosh shpinës, drumtar*,
marr eposin, të shlodh mendjen,
e kthej shpirtin n’ lavërtar.


Po hy në ara të kollomoqit,
po tëharr nenat**, po lâ bimë,
ndjek në gjurmë Prijtart e Kombit,
dritë po marr, hurb dituninë.


Me Buzuk, Frangun te Kshnellat,
Pjetrat***, dy, kthye në shkamb,
Gjeçov, Fishtën, besa Mjedat,
asht’ i Arbnit, ku po dhemb.


Gurrave në Gegni të Epër,
mbusha vozgat, frymë e shend,
shpirti im nda fjegra-fjegra,
tash pushim e prehje s’gjen.


Ajo gjuha, thinjun motit,
me tingllima prej bilbili,
Camajn lyp në pikllima kroni,
zanat më japin tamel gjini.


Nuk gjen qetë deri m’sa,
s’ndizen pishat kah dëshmia,
martirët, kohnash, a i ka,
a i mban prehnit vetë Shqypnia?